Shilegov: Ne nuk do ta thyejmë marrëveshjen e Przhinos

Maqedonia

Shilegov: Ne nuk do ta thyejmë marrëveshjen e Przhinos

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 13:53

Grupi parlamentar i LSDM-së së bashku me partnerët e koalicionit prej nesër do t`i bashkohen punës së Parlamentit pasi që një vit e gjysmë e bojkotuan.
Por a do të ngelin aty edhe pas 15 shtatorit nëse deri atëherë nuk zgjidhet prokurori special ashtu si është parashikuar me marrëveshjen e Przhinos, nuk tregojnë.

“LSDM me asgjë nuk do ta thyej marrëveshjen e arritur. Nuk do të jemi alibi për mos respektimin e marrëveshjes”, deklaroi Petre Shilegov, zëdhënësi i LSDM-së.

Nëse nuk zgjidhet prokurori special, ai theksoi se do të vazhdohet me publikimin e bombave, por nuk tregoi se nëse në atë rast do të qëndrojnë në Parlament.

“Do të presim të shohim se çka do të ndodh, pastaj do të tregojmë se çka do të bëjmë, nuk ka nevojë që të shpejtohet me deklarata”, deklaroi Shilegov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat