U gjetën shkupjanët e humbur në Bistra

Maqedonia

U gjetën shkupjanët e humbur në Bistra

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 11:53

Golgota 24-orëshe e të dy shkupjanëve të cilët humbën në malin Bistra mëngjesin e sotëm përfundoi me epilog të lumtur. Të humburit, mëngjesin e sotëm i ka gjetur patrulla policore e cila ka qenë në kërkim të tyre.

Dy personat, njëri i moshës 35-vjeçare dhe tjeri 29-vjeçar të cilët dje pasdite humbën në shpatat e Bistrës veçmë janë në vend të sigurt dhe po rikuperohen. Të lodhur pa pajisje dhe me veshje të pamjaftueshme, natën e kanë kaluar nën qiell të hapur. Sipas SPB Tetovë, mëngjesin e sotëm rreth orës 8, patrulla e sektorit policor Rostushë i ka vërejtur në afërsi të vendit "Seneçki livadi" nën majën Medenica me ç'rast janë marrë me automjet.

Drama e dy shkupjanëve filloi dje pasdite kur përmes telefonit kanë kërkuar ndihmë. Ata me siguri kanë humbur orientim dhe kanë bredhur nëpër shpatet e malit Bistra dhe nuk kanë mundur ta gjejnë rrugën për kthim. Pas tentimeve të pasuksesshme që të locohen mbrëmë, gjurmimi ka vazhduar mëngjesin e sotëm, me ç'rast dy aventuristët janë gjetur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat