Ademi: Jemi gati për fillimin e vitit shkollor

Maqedonia

Ademi: Jemi gati për fillimin e vitit shkollor

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 18:29

Fillimi vitit të ri shkollor do të nis me të gjitha kushtet normale në Maqedoni. Nëse eventualisht do të ketë ndonjë mangësi nga MASH theksojnë se do të tejkalohen duke bashkëpunuar me komunat dhe shkollat.

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi tha se nxënësit do të marrin librat e rinj, janë botuar të gjitha tekstet shkollore edhe ato të adaptuara sipas programit të Kembrixhit.Janë ribotuar edhe të gjitha tekstet që janë përdorur më tepër se pesë vite.

“Risi për këtë vit është edhe ribotimi i të gjitha teksteve të cilat janë përdorur më tepër se pesë vite përveç tekstit të matematikës dhe lëndëve natyrore për klasën e shtatë sepse vitin e ardhshëm shkollor do të adaptohen tekstet nga program i Kembrixhit për klasën e 7,8 dhe 9 dhe do vazhdohet me shkollat e mesme.Shpresoj që viti të filloj i mbarë dhe ndonjë problem eventual ne do të mundohemi ta tejkalojmë në suaza të bashkëpunimit dhe ligjit”, tha Ademi.

Ndryshe kët vit siç është parlajmëruar shumë shkolla do të fillojnë mësimin me kushte më të mira ku gjatë verës janë bërë renovime si dhe disa nxënës do të fillojnë mësimin në shkolla të reja, gjithashtu vlen të theksohet se kët vit nxënësit e Slivnikut të Velesit do të mësojnë në shkollë të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat