LR-PDSH: Nuk do të ulemi në një tryezë me Lëvizjen BESA dhe PPD-në

Maqedonia

LR-PDSH: Nuk do të ulemi në një tryezë me Lëvizjen BESA dhe PPD-në

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 23:04

Ka reaguar Lëvizja për Reforma PDSH për lajmin se do të takohen nesër me partitë tjera për të diskutuar në lidhje me përbërjen e KSHZ dhe kompetencat për hartimin e listave zgjedhore, mënyrën e votimit dhe mënyrën e rregjistrimit të votuesve.

Në lidhje me lajmin për takimin e partive opozitare LR-PDSH shkruan:

”Lëvizja për Reforma PDSH nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe nuk do të merr pjesë në tryezën e nesërme ku do te diskutohet për kodin zgjedhor. LR-PDSH e ka bërë publike disa herë qëndrimin lidhur me Kodin Zgjedhor.” përfundon reagimi i Zyrës per Marëdhënie me publikun në LR-PDSH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat