Maqedonia ka ndezur alarmin, gati gjysma e popullatës janë pensionist!

Maqedonia

Maqedonia ka ndezur alarmin, gati gjysma e popullatës janë pensionist!

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 12:41

Maqedonia ka ndezur alarmin për shkak se ka evidentuar afro 300 mijë pensionist,që don të thotë se 1/3 e popullatës aktive për punë janë pensionist raporton Zhurnal..Ndërsa edhe të dhwnat e Agjencisë për Punësim flasin se 30 përqind e popullatës në vend janë të pa punë Këto shifra flasin se Maqedonia gradulisht është duke u shpallur vend I i pensionistëve.

Ndryshe, Statistikat flasin se Maqedonia ka 297 mijë e 543 shfrytëzues të pensioneve. Një pjesë e madhe e tyre, 177 mijë e 664 janë pensionet e pleqërisë. Mandej vijojnë pensionet invalidore, familjare, ushtarake, bujqësore dhe pensionet të dëmtimit fizik.

Numri i pensionistëve në vend nga viti në vit po rritet, ndërsa kushtet për të fituar të drejtën e pensionimit të pleqërisë janë: burrat të kenë mbushur 64 vjeç kurse gratë 62 vjeç dhe të kenë më së paku 15 vite shtazh.

Përqindja e shumës së pensionit fillon prej 35 deri më 80 për qind. Por mesatarja e pensionit përllogaritet në bazë të stazhit total të mbledhur dhe të madhësisë së rrogës të të siguruarit.

“Siguruesi kur do të aplikojë për të drejtën e pensionit të pleqërisë miret parasysh të gjithë periudha e sigurimit duke përllogaritur në përqindje varësisht se sa e ka periudhën e sigurimit apo stazhin, duke filluar nga minimalja 15 vjet deri më 35 për gra dhe 40 për burra. Përqindja maksimale e pensionit të fituar është 80 %. Gjenerator kryesor për përllogaritjen e apo lartësin e pensionit është periudha e sigurimit apo stazhit dhe lartësia e rrogës cila është realizuar gjat periudhave të sigurimit” – ka deklaruar kohe me parë drejtori i fondit për sigurim pensional, Amet Dauti.
Në ligjin për sigurim pensional dhe invalidor është paraparë të shtyhet afati i pensionimit të burrave deri më 67 vjeç dhe 65 për gratë, që vullnetarisht do të dorëzojnë deklaratë se dëshirojnë ta vazhdojnë marrëdhënien e punës.
Fondi për Sigurim Pensional gjithashtu e pranon stazhin e qytetarëve të fituar në shtetet e ish Jugosllavisë, ndërsa me Republikën e Shqiprisë kjo do të miratohet pasi do të verifikohet marrëveshja e nënshkruar.
“Sa për informim të opinionit mund të themë që para disa muajve u nënshkrua marrveshja për sigurim social ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, marrveshje e cila pritet të ratifikohet nga ana e dy parlamenteve dhe procedurat tjera që duhet realizuar dhe pas a saj dy organet kompentete Fondi për Sigurim Pensional i Maqedonisë dhe i Shqipërisë të zbatojnë këtë marrveshje tani jemi në pritje të ratifikimin e marrveshjes e të vendeve” – ka sqaruar drejtori i fondit për sigurim pensional, Amet Dauti.
Procedura për miratim të vendimit për të fituar pensionin zgjat më së paku 60 ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat