Komuna Qendër të mërkurën inspekton selinë e VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Komuna Qendër të mërkurën inspekton selinë e VMRO-DPMNE-së

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 14:23

“Komuna Qendër, duke kryer detyrat e saja të rregullta, vazhdon të kontrollojë të gjitha ndërtesat që janë kryer në territorin e saj. Ditën e mërkurë, 02/09/2015, në ora 10, një inspektor ndërtimi do të inspektojë ndërtesën ku investitori është “Brilliant” nga Shtipi.

Ndërtesa gjendet përballë Klubit të deputetëve. Menjëherë pas saj, në orën 11, mbikëqyrje nga inspektorët do të kryhet në ndërtesën e cila është realizuar në rrugën “Gjuro Strugar” BB, ku investitor është “Beton” nga Shkupi. Në këtë objekt, pas përfundimit të punimeve duhet që të vendoset selia e partisë VMRO-DPMNE-së.

Nga investitorët Komuna Qendër do të kërkojë të mërkurën që të ketë dokumentacionin e plotë për objektin, kurse për inspektimin, komuna deri tek ato, ka dorëzuar një njoftimin të rregullt. Komuna Qendërr, të gjithë procedurat e inspektimit do t’i udhëheqë në mënyrë transparente në prezencë të publikut. Ky interes është shprehur edhe nga komuniteti ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e Komunës Qendër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat