Berisha: Me një njësi zgjedhore, shqiptarët marrin 35 deputet

Maqedonia

Berisha: Me një njësi zgjedhore, shqiptarët marrin 35 deputet

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 12:21

Ejup Berisha, ish këshilltari i presidentit aktual të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në një artikull autorial të botuar në gazetën “Lajm” ka theksuar se shqiptarët mund të arrin deri më 35 deputetë nqëoftëse zgjedhjet parlamentare organizohen në një njësi zgjedhore. Sipas tij jehona e votuesve shqiptar do të ishte më e madhe se tani për shkak se 20 vitet qytetarët janë dëshpruar nga dy opcionet e vetme te shqiptarët. Maqedonia duhet të demokratizohet dhe mos favorizohen vetëm partitë e mëdha.

Berisha është një ekspert i politikës i cili ka mbaruar studimet në Universitetin e Shkupit.

Shkrimin e plot mund ta lexoni në vazhdim.

Modeli zgjedhor me Republikën e Maqedonisë si një njësi zgjedhore do ta rriste numrin e deputetëve shqiptar dhe shqiptarët do ti bënte faktor të rëndësishëm inicues legjislativ.

Në Republikën e Maqedonisë në përpjekjet për dalje nga kriza e thellë politike aktualisht po zhvillohen takime të liderëve të partive kryesore politike të përfaqsuara në Kuvendin e Republikës. Në to po shqyrtohen nisma për ndryshimin edhe të kodit zgjedhor me theks edhe të mundësisë së ndryshimit eventual të modelit zgjedhor.Aktualisht në fuqi është modeli zgjedhor proporcional me teritorin e Republikës së Maqedonisë të ndarë në gjashtë njësi zgjedhore.Në bisedimet që po rrjedhin po dëgjohen edhe propozime tjera si psh që Republika e Maqedonisë të jetë një njësi zgjedhore apo edhe të miratohet propozimi që të zbatohet sistemi zgjedhor i shumicës. Mendoj se modeli zgjedhor me Republikën e Maqedonisë si një njësi zgjedhore do ti shërbente ruajtjes apo efektuimit të çdo vote të votuesve shqiptar të cilat deri tani shkriheshin apo humbisnin për shkak të aplikimit të modelit aktual zgjedhor me gjashtë njësi zgjedhore . Miratimi eventual I modelit zgjedhor me Republikën e Maqedonisë si një njësi zgjedhore konsideroj se do ti kontribuonte rritjes së numrit të deputetëve shqiptar në Kuvendin e R se Maqedonise deri më 30 ose 35. Kjo do ti mundësonte shqiptrëve që të propozojnë ligje të rëndësishme apo edhe iniciativa për ndryshimin e kushtetutës si dhe për shpalljen e referendumeve.Sepse këto ligje dhe iniciativa në bazë të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë mund të propozohen nga çdo deputet I Kuvendit, Psh propozim për tiu qasur ndryshimit të Kushtetutës në bazë të këtij akti më të lartë politiko-juridik mund të parashtrojnë 30 deputet, gjithashtu po kaq deputet mund të propozojnë kandidat për president shteti,me këtë do të shmangej obligimi që partite shqiptare të grumbullojnë 150 mijë nënshkrime të qytetarëve për qasjen drejt iniciativës për ndryshimin e Kushtetutës por edhe për propozimin e kandidatit për president shteti. Dhe ja një mënyrë që shqiptarët të mund ta ndryshojnë statusin juridiko politik në Republikën e Maqedonisë duke e përparuar atë sepse në këtë mënyrë do të bëheshin faktor shum i rëndësishëm inicues legjislativ.Gjë të cilën nuk e kanë bërë dot deri tani për shkak se asnjëher nuk u është mundësuar që të marrin mbi 27 apo 28 deputet por edhe për shkak të pazareve politike që I kanë bërë vet ato me partitë maqedonse të cilave ua kanë mbrojtur dhe ua mbrojnë skajshmërisht interesat për shkak se këta I lusin e ata si për gjynah i marrin e i bejnë pjesë të Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat