Shipkovicë, varrosen viktimat e përmbytjeve

Maqedonia

Shipkovicë, varrosen viktimat e përmbytjeve

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 20:13

Sot pas namazit të Iqindisë është bërë varrimi i tre viktimave Ritan Ahmeti 1 vjet e gjysmë, Anisa Muaremi 14 vjeçe dhe Ashim Fazlia 80 vjeçar, të cilët humbën jetën në stuhinë e mbrëmshme në Shipkovicë.

Ekipet e pastrimit bashkë me banorët, menjëherë pas pastrimit të rrugës kryesore kanë pastruar edhe rrugën e varrezave të fshatit e cila po ashtu ka qenë e bllokuar, me ç’rast pasdite kanë arritur ta lirojnë edhe atë rrugë dhe kanë varrosur viktimat.

E zhdukur ende rezulton motra e Ritonit të vogël, e cila supozohet ende të jetë nën gërmadha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat