Gjendje e jashtëzakonshme në Tetovë, 5 dhe 6 gushti shpallen ditë zie

Maqedonia

Gjendje e jashtëzakonshme në Tetovë, 5 dhe 6 gushti shpallen ditë zie

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 19:19

Këshilli komunal i Tetovës shpalli gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e saj, ndërsa shpalli ditë zie, 5 dhe 6 gushtin.

Nga 1000 euro është ndihma e parë që do t’u jepet familjarëve të viktimave, ndërsa më pas, këshilli i emergjencës në bashkëveprim me Qeverinë dhe institucionet e tjera do të bëjnë edhe vlerësimin dhe dëmshpërblimin për dëmet materiale.

Qytetit të Tetovës i ka dalë në ndihmë edhe Komuna e Gostivarit dhe qyteti i Shkupit. Kreu i Qytetit Koce Trajanovski vizitoi Tetovën dhe ndoqi aksionin e pastrimit që kanë ndërmarrë ekipi i Qytetit të Shkupit, punonjësit dhe makineritë e të cilëve janë vënë në dispozicion dhe në ndihmë të kolegëve të Tetovës.

Autoritetet komunale të Tetovës kanë vlerësuar se në fshatrat Reçicë e Vogël, Poroj, Gjermë dhe afër banjës së Tetovës uji aktualisht nuk është i pijshëm. Është bërë apel që të përdoret vetëm uji i ambalazhuar./AlsatM/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat