Partitë shprehim ngushëllime për familjet e viktimave nga vërshimet në Tetovë

Maqedonia

Partitë shprehim ngushëllime për familjet e viktimave nga vërshimet në Tetovë

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 14:01

Partitë politike janë deklaruar sot lidhur me vërshimet që përfshinë rajonin e Tetovës.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti përmes një letre shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave nga vërshimet në Tetovë dhe rrethinë.

“Fatkeqësia natyrore gjithashtu shkaktoi edhe dëme të mëdha në shumë fshatra dhe në qytet. Ekipet e komunës së Tetovës bashkë me të gjitha strukturat tona, të ndihmuara edhe nga pushteti qëndror dhe komunat tjera, vijojnë përpjekjet e tyre në zonat e përmbytyra për ti ndihmuar banorët në të gjitha mënyrat.

Të gjitha nivelet e pushtetit dhe të strukturave tona partiake do të mbesin në ndihmë të banorëve të dëmtuar nga vërshimet gjer në tejkalim të të gjitha vështirësive dhe reparim të të gjitha dëmeve”, ka shkruar Ahmeti, ku edhe partia e tij shprehur ngushëllime.

Lëvizja për Reforma – PDSH thekson se me ndjenjë të thellë keqardhjeje, shprehim ngushëllime ndaj familjarëve të viktimave që humbën jetën nga vërshimet e djeshme në Tetovë dhe fshatrat malor të Tetovës.

“Rasti i mbrëmshëm në Rajonin e Pollogut, vërtetoi se rreziku nga fatkeqësitë natyrore është i lartë dhe permanent, ndërsa shërbimet e emergjencës duhet gjithmonë të jenë në gjendje gadishmërie maksimale. Duke mos pritur “ndihmën” e Qeverisë, e cila nuk e sheh të arsyeshme për më shumë se 1 vit të emërojë Drejtorin e Qendrës për Menaxhimin me Krizat, apelojmë tek autoritetet komunale dhe shtabi i emergjencës në Tetovë, të angazhohen maksimalisht për të ju dalë në ndihmë zonave të rrezikuara me qëllim që të mos përshkallëzohet gjendja. Ndërsa të gjithë qytetarët të cilët duan të ndihmojnë vullnetarisht, të paraqiten në numrat e kontaktit të shtabit lokal të emergjencës në Tetovë dhe të jenë në koordinim me autoritetet udhëheqëse të këtij shtabi”, reagon LR- PDSH.

Edhe Demokracia e Re theksoi se me indinjatë pranoi lajmet nga fatkeqësia natyrore në komunen e Tetovës dhe shpreh ngushllime te familjet për humbjen e më te dashurve te tyre, njëheri kërkon nga institucionet Qeveria dhe Komuna e Tetovës të krijojnë shtabin e emergjencës dhe të ju ipet ndihma institucionale banorëve në nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat