BDI: Ngushëllime familjarëve, dëmet do të kompensohen

Maqedonia

BDI: Ngushëllime familjarëve, dëmet do të kompensohen

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 13:03

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh ngushëllime për familjet e viktimave që humbën jetën gjatë vërshimeve të djeshme që përfshinë rajonin e Tetovës.

Që mbrëmë, të gjitha strukturat e Bashkimi Demokratik për Integrim janë obliguar që t’ju qëndrojnë pranë dhe në ndihmë banorëve të vendbanimeve të goditura nga vërshimet e djeshme në Tetovë.

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje për dëmin e shkaktuar dhe i siguron qytetarët që do të ndermerr të gjitha masat për dëmshpërblim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Apelojmë deri tek qytetarët që kanë dëme materiale që të ndjekin procedurat dhe udhëzimet që do të marrin nga institucionet kompetente për vlerësimin e demit.

Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri te të gjithe faktorët politik, OJQtë dhe mediat që të solidarizohen me përpjekjet për ti ndihmuar banorët dhe që të mos shfrytëzohet fatkeqësia natyrore dhe tragjedia e Tetovarëve për qëllime të politikës ditore.

Banorët e Tetovës dhe të komunave të Pollogut kanë nevojë për kontributin dhe përkrahjen tonë të sinqertë dhe ne do të qëndrojmë pranë tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat