Disa pjesë të Shkupit nesër pa energji elektrike

Maqedonia

Disa pjesë të Shkupit nesër pa energji elektrike

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 11:31

Prej orës 7 deri në orën 11 nesër pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e rrugës “Skoevska”, numrat 68a, 68b, 66a, 66b,m 64a, 64b, 70a, 70b, dhe 72 në komunën Butel.

Në periudhën prej orës 8 deri në orën 13 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e fshatit Batincë, të gjithë konsumatorët e udhëkryqit të rrugës kryesore, deponia Drislla, firma “Rolo Okov” dhe ferma Drislla në komunën e Studeniçanit. Prej orës 8:30 deri në orën 14 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Grçec, në rrugën me numër “2”, në Komunën Saraj.

Ashtu siç informon QRMK, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve në elektrosistem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat