Seferi kërkon nga pushtetarët e Maqedonisë: Lironi vëllain tim, Afrimin, është i pafajshëm!

Maqedonia

Seferi kërkon nga pushtetarët e Maqedonisë: Lironi vëllain tim, Afrimin, është i pafajshëm!

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 19:58

Ka reaguar edhe njëherë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, Taulant Seferi, futbollisti i talentuar shqiptar i Young Boys, i cili prezanton futbollin e Maqedonisë në kampionatin e Zvicrës, raporton gazeta "Lajm".
Reagimi i Seferit ka të bëjë me lirimin e vëllait të tij Afrim Sulejmani, i arrestuar gjatë luftimeve të 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë, mes grupit të armatosur dhe forcave policore të Maqedonisë. Seferi kësaj radhe iu ka drejtuar kreut të shtetit, Ivanov, Qeverisë së vendit, liderëve të partive më të mëdha shqiptare, ambasadave të huaja, prokurorisë etjerë prej nga kërkon dhe lutet për lirimin e vëllait të tij Afrimit.
Ja reagimi i tij në facebook:
Ja unë, Taulant Seferi prapë mora të shkruaj deri te ju mediume e të kërkoj edhe njëherë lirimin nga paraburgimi të vëllait tim Afrimit. Ju njoftoj edhe njëherë se vëllai im, Afrimi me datë 10 maj u arrestua bashke me gjithë familjarët tjerë, 15 në përgjithësi. Ai u paraburgos dhe po mbahet pa fije faji në burg. Afrimi dje, pra me 30.07.2015 i dha deklaratë prokurorit në të cilën edhe njëherë tregoj se është i pafajshëm . UNË si vëlla i tij e ndjej për obligim shpirtëror që të gjejë zgjidhjen që vëllai im të lirohet sa më shpejt nga burgu. Prandaj, deri sa po e shkruaj këtë shkrim më shkon në mendje të parashtroj shumë pyetje dhe kërkesa Ambasadave të huaja në Maqedoni, Prokurorisë së Maqedonisë, MPB -së së Maqedonisë, Qeverisë së Maqedonisë, Kryetarit të shtetit, kryetarit të BDI -së Ali Ahmeti, kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi.
1.Afrimi vëllai im është pjesëtar i MPB-së te e cila asnjëherë s’ka pasur asnjë problem të vogël në punën që ka bërë deri sa e arrestuan bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes.
2 . Jo vetëm Afrimi, po edhe shumë pjesëtar tjerë të familjes sot e sot janë pjesëtar të MPB-së apo ARM-së. Si është e mundur të mbahet në burg një njeri pa faj në burg?
3. Po unë, unë Taulanti që jam pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë në futboll - grupmosha 19 vjeç, a thua edhe unë sikur vëllai që mbahet në burg edhe unë duhet të burgosem?!
4. Po ata 14 pjesëtar të tjerë që ishin bashkë me të edhe ata duhet futen në burg , meqenëse edhe ata ishin me Afrimin atë natë.
5. Po ata përgjegjësit e vet që e urdhëruan të mbetet në shtëpi edhe ata duhet të burgosen veç e veç se ata i thanë që të qëndroj në shtëpi?
Prandaj, ju të nderuar, të lartpërmendur në mënyre urgjente kërkoj nga ju që të merrni hapat e nevojshëm që vëllai im të lirohet nga paraburgimi me që është i PAFAJSHËM. AMBASADAVE TË HUAJA - Ju lutëm kërkoj që të lirohet vëllai im i pafajshëm. Kërkoni Afrimin, e pyeteni atë vet. Pyeteni popullin e lagjes, pyetni kolegët e tij për Afrimin.
PROKURORI ndërmerr hapat e drejt sa më shpejtë.
Kryetar i shtetit IVANOV – çoje drejtësinë në vend.
QEVERI - Mos tento t’i bësh ndonjë montim vëllait tim.
ALI AHMETI - Të lutemi ndihmo në drejtësi - mendo se po të ishte djali yt apo vëllai yt në raste të tilla.
MENDUH THACI - Të lutemi ndihmo në drejtësi - mendo po të ishte djali apo vëllai yt në raste të tilla.
Në fund popull i Maqedonisë, ju pyes juve se në çfarë mënyre Ju do të vepronit kur e dini se s’keni faj dhe qëndroni në burg.
Kërkoj lirimin sa më të shpejt të vëllait Afrim Sulejmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat