LSDM: VMRO në Strumicë e teproi me punësime familjare

Maqedonia

LSDM: VMRO në Strumicë e teproi me punësime familjare

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 19:36

LSDM-ja nga Strumica sot akuzoi për nepotizëm dhe punësime partiake nga ana e VMRO-DPMNE-së që ka ndodhur në këtë qytet.
“Zoran Paketov, kryetar i komitetit komunal të VMRO-DPMNE-së në Strumicë e punësoi gruan e tij Biljana Paketova si inspektore në drejtorinë e ushqimit, vëllain Aleksandar Paketov në Muzeun në Strumicë, gruan e vëllait Lidija Paketova në DAP, kushëririn e parë Jose Vasilev, përndryshe kryetar i komitetit vendor të VMRO-DPMNE-së, në Qendrën e punësimit Toni Mitrov.
Kumbara i deputetit aktual Vasil Pishev është i punësuar në DAP, Zulijana Ivanova, aktualisht e punësuar si shef në ministrinë e bujqësisë, vajza e saj e cila shkollohej me harxhime shtetërore është e punësuar në MPB, ndërsa burri i Zulijanës, Vanco Ivanov është i punësuar në policinë e pyjeve”, deklaroi Ilija Patrikov, sekretar i LSDM-së dega në Strumicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat