Damjanovski është kryetari më i suksesshëm,VMRO-ja po tenton ta arrestoj

Maqedonia

Damjanovski është kryetari më i suksesshëm,VMRO-ja po tenton ta arrestoj

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 13:35

Kryetari i Komunës së Kumanovës , Zoran Damjanovski i cili disa vite punon me sukses të madh për të ndryshuar infrastrukturën e qytetit të Kumanovës, për shërbime më të mira për qytetarët me qëllim që të sigurohet një jetë më e mirë për të gjithë banorët pa dallim nga përkatësia e tyre etnike dhe fetare.
Damjanovski gëzon autoritet të madh te qytetarët e Kumanovës, por ky autoritet i pengon partisë maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE-së e cila kohëve të fundit sipas burimeve jo zyrtare po përgatit një kurth për të arrestuar prefektin Damjanovski i cili është nga partia maqedonase në opozitë, LSDM-së.
VMRO-ja kurthin është duke e përgatitur për kinse keqpërdorime që i ka bërë Damjanovski gjatë dhënies së lejeve të ndërtimit, që në realitet nuk është e vërtet, por me këtë partia e kryeministrit dëshiron t`i diskreditoje sukseset e Damjanovskit.
Nga ana tjetër, Kumanova është një qytet ku jetojnë mbi 100.000 banor të etnikumeve të ndryshme dhe rasti i fundit ku me nëntë maj kishte përleshje të armatosur në Lagjen e trimave në Kumanovë, Damjanovski ishte i pari që apeloi për ruajtjen e gjakftohtësisë dhe qytetarët të mos bien në grackën e montimeve politike të cilat supozohet se i ka përgatitur shërbimi sekret maqedonas i udhëhequr nga qeveria e kryeministrit Gruevski.
Tentimet e fundit që i bën pushteti për ta arrestuar Damjanovskin me vëmendje të madhe i ndjek Bashkimi Evropian dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat