Dëgjimi i “Grupit të Kumanovës” në vende ‘top sekret’ në Manastir dhe Prilep

Maqedonia

Dëgjimi i “Grupit të Kumanovës” në vende ‘top sekret’ në Manastir dhe Prilep

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 14:36

Autoritetet hetimore në Maqedoni po vazhdojnë të marrin në pyetje apo të dëgjojnë deklaratat e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, të cilët po vuajnë paraburgimin në burgun e Shutkës, Manastirit dhe Prilepit.

Ekipet e prokurorisë së Shkupit kanë qëndruar në Prilep dhe Manastir, ku janë marrë shqyrtuar rastet e të paraburgosurëve të tjerë, të cilët u dërguan në këto burgje në lindje të vendit, për shkaqe sigurie, informon INA.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje lidhur me procesin e marrjes në pyetje të paraburgosurëve të Grupit të Kumanovës. Por nga ana tjetër, një pjesë e tyre nuk kanë folur dhe kanë vazhduar me heshtje, ndërsa deklaratat dhe rrëfimet për ngjarjen pritet t`i japin me fillimin e procesit gjyqësor që do të nis në shtator të këtij viti.

Në burgun e Prilepit janë Demë Shehu, Muhamet Krasniqi – “Malisheva”, Valdet Zekaj dhe Nexhmedin Lika.

Ndërsa në ate të Manastirit janë komandant “Sokoli” (Sami Ukshini), Ardijan Bujari dhe Shefqet Hallaqi. Pjesa tjetër e të paraburgosurëve janë në burgun e Shutkës. Në rastin e Kumanovës më 9 dhe 10 maj u arresuan 33 pjesëtarë të një grupi të armatosur kryesisht ish-pjesëtar të UÇK-së, që kishte hyrë në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat