Zaev dosjen e “Monstra” do t’ia jap Prokurorit Special

Maqedonia

Zaev dosjen e “Monstra” do t’ia jap Prokurorit Special

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 14:19

(E plotësuar)- Kreu i opozitës maqedonase, që u bë i njohur nëpërmjet publikimit të bisedave të përgjuara telefonike, Zoran Zaev ka folur sërish për përgjimet që kanë të bëjnë me rastin “Monstra”, apo me vrasjen e pesë maqedonasve, për të cilën vepër u dënuan 7 shqiptarë me burgim të përjetshëm.

Zaev, për mediat maqedonase, ka deklaruar se edhe përkundër marrëveshjes politike, e vërteta për rastin “Mostra” do të shpaloset.
“Askush nuk ka të drejtë të fshehë të vërtetën, edhe e vërteta për këtë rast, si edhe të vërtetat tjera që kemi paralajmëruar, do të arrijnë deri te opinioni publik”, ka pohuar Zaev, raporton Tch.
Kreu i opozitës ka paralajmëruar se prokurorit special do t’i dorëzohen të gjitha materialet nga përgjimet.

“Prokurori special do të ketë legjitimitetin e plotë për të vepruar. Ashtu që përmes këtij institucioni të pavarur do të dihet e vërteta”, ka deklaruar Zaev.
Përndryshe, kryetari i partisë opozitare maqedonase LSDM, Zoran Zaev kishte paralajmëruar se do t’i publikojë edhe bisedat e përgjuara telefonike që kanë të bëjnë me rastin “Monstra”.
Por, ai nuk e bëri këtë gjë dhe me marrëveshjen e fundit politike për daljen e Maqedonisë nga kriza, është vendosur që të ndërpritet publikimi i mëtejmë i këtyre përgjimeve.
Mospublikimi i “bombës” më të përfolur për rastin “Monstra”, ka nxitur shumë debate dhe ka irrituar shqiptarët e Maqedonisë.

Nuk kanë munguar as vlerësimet e opinionistëve shqiptarë se Zaev ka manipuluar me ndjenjat e shqiptarëve dhe se rastin “Monstra” e ka përdorur për t’i bërë shantazhe koalicionit qeverisës DPMNE-BDI.

***

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka folur sërish për publikimin e materialeve të përgjimeve lidhur me rastin “Monstra”, që ka të bëjë me vrasjen e pesë maqedonasve, për të cilën vepër u dënuan 7 shqiptarë me burgim të përjetshëm.

Zaev në intervistën për portalin MKD i pyetur se a do të publikoni përgjimet për “Monstra” edhe përkundër marrëveshjes politike, ai shtoi se e vërteta do të dal në sipërfaqe.

“Askush nuk ka të drejtë të fshehë të vërtetën, edhe e vërteta për këtë rast, si dhe të vërteta të tjera që kemi paralajmëruar do të prekin opinionin. Prokurorit special do t’i dorëzohen të gjitha materialet nga përgjimet. Ai do të ketë legjitimitetin e plotë për të vepruar. Ashtu që përmes këtij institucioni të pavarur do të dihet e vërteta”, deklaroi Zaev, transmeton INA.

Lideri i LSDM-së në disa raste kishte paralajmëruar publikimin e përgjimeve, por nuk e bëri ate dhe se me marrëveshjen e fundit politike, është vendosur që të ndërpritet fushata e publikimit të materialeve të përgjimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat