Lence Zdravkin nga Velesi, heroina e emigrantëve sirian

Maqedonia

Lence Zdravkin nga Velesi, heroina e emigrantëve sirian

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 14:02

Lence Zdravkin tashmë dy vite i ndihmon emigrantëve të cilët po kalojnë afër shtëpisë së saj. Ka nisur me pak bukë, qumësht dhe pashtet para pragut të shtëpisë, ndërsa sot është simbol i humanizmit. Në një intervistë për Al Jazeera, banorja nga Velesi rrëfeu misionin e saj.
Shtëpia e Lence Zdravkin është e hapur për të gjithë. “Shtëpia e shpëtimit”, ashtu si e quajnë gjendet afër hekurudhës, në qendër të Velesit.
Tashmë dy vit ajo shtëpi është strehë e emigrantëve ilegal të cilët kalojnë përmes këtij qyteti në drejtimin e saj për në kufirin me Serbinë. Ai është një hotel humanitar për të uriturit, eturit, të lodhurit e sëmurit.
Shtëpia e katërdhjetë e tetë vjeçare Lence është e mbushur me ujë dhe ushqime. Vazhdimisht e mban telefonin në dorë. E kërkojnë për ta pyetur se kur mund të sjellin ndihma te ajo.
Lence, ashtu si rrëfen për Al Jazeera Balkans, theksoi se flenë vetëm katër orë në ditë, pasi që ka shumë obligime. Duke e pasur parasysh se tash në mënyrë legale emigrantët mund të shfrytëzojnë transportin, ata afër shtëpisë së saj nuk arrijnë në këmbë ose me biçikleta si më herët. Tash Lence i ndihmon në zonat kufitare dhe gjithkund ku është e nevojshme. Bart ushqime dhe ujë si dhe kujdeset për këto njerëz që të kanë ndonjë mbështetje.
Lence dhe burri i saj janë pronar të televizionit lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat