10 aksidente në kryeqytet brenda 24 orëve

Maqedonia

10 aksidente në kryeqytet brenda 24 orëve

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 10:45

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë në gjithsej 10 aksidente komunikacioni.
Prej tyre, pesë janë me pasoja dëme materiale dhe katër janë me pasoja lëndime trupore, ku me lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy shoferë të automjeteve, dy bashkëudhëtarë, një çiklist dhe një shofer mopedi.
Ka ndodhur edhe një aksident hekurudhor me pasojë lëndime të rënda trupore në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një çiklist.
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe janë sanksionuar 19 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të qarkullimi, shtatë shoferë të cilët kanë kaluar në semafor të kuq dhe gjashtë shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë. Janë sanksionuar edhe 15 shoferë të mopedëve dhe motoçikletave dhe gjashtë këmbësorë të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” dje nga ana e policisë rrugore janë mënjanuar 59 automjete të cilët e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup në kuadër të projektit "Kulturë komunikacioni për fëmijët në institucionet parashkollore" do të mbajë punëtori edukative në kopshtin e fëmijëve "8 Marsi", objektin "Perunika 1" dhe "Perunika".
Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme kështu që pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat