Ruzhin: Gruevski ëndërron të bëhet si kryeministri grek

Maqedonia

Ruzhin: Gruevski ëndërron të bëhet si kryeministri grek

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 10:54

Ish ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin adreson kritika të ashpra ndaj kryeministrit, Nikolla Gruevski shkruan Zhurnal.
Sipas tij Gruesvki dëshiron t’a emiton kryeministrin grek me cka qytetarët e Maqedonisë do të kishin urrejtje të madhe ndaj Bashkimit Evropian ngjajshëm si grekët pas krizës financiare.

Sipas Ruzhin, Gruevski është i fundosur me afera korruptive, ndërsa kryeministri grek Cipras nuk ka asnjë njollë për rryshfet dhe krim, shkruan mes tjerash në profilin e tij në FB.

“Gruevski i ëndërron veprimet e kryeministrit grek, Cipras ku qytetarët grek u revoltuan dhe kishin disponim antievropian në referendumin e fundit. Por mes tyre ka shumë dallime të mëdha. Cipras është i ndershëm dhe nuk ka asnjë njollë. Gruevski është thellë i fundosur në afera dhe korrupsion. Këtë e dinë edhe Brukseli edhe Ëashintoni edhe Berlini”, shkruan mes tjerash në profilin e tij në FB, ish ambasadori, Nano Ruzhin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat