Engel: Dorëheqja e Gruevskit si kryeministër varet nga populli e jo nga amerikanët

Maqedonia

Engel: Dorëheqja e Gruevskit si kryeministër varet nga populli e jo nga amerikanët

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 11:10

Pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski, kongresmeni amerikan Eliot Engel bëri thirrje për zgjidhjen e krizës politike.

“Komenti i vetëm që kam për krizën aktuale është se shpresoj se liderët do të gjejnë zgjidhje sa më të shpejtë për dalje prej saj”, deklaroi Engel që kishte takime me politikanët e Maqedonisë.

Në pyetjen nëse Gruevski duhet të jap dorëheqje nga funksioni si kryeministër me qëllim të hapjes së rrugës për dalje nga kriza, Engel theksoi se kjo gjë varet nga populli në Maqedoni dhe jo nga amerikanët ose nga ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat