Ivanov uron Obaman për 4 korrikun, Dita e Pavarësisë së SHBA-ve

Maqedonia

Ivanov uron Obaman për 4 korrikun, Dita e Pavarësisë së SHBA-ve

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 12:19

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov përmes një telegram urimi, ia uroi presidentit të SHBA-ve, Barak Obama, 4 korrikun-Ditën e pavarësisë.
Ivanov në urim përmend marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë të rëndësishme, tentimin për t`i forcuar këto marrëdhënie që janë të një interesi të veçantë për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin përkrahje të fuqishme dhe të vazhdueshme për tentimet e konsolidimit të paqes, demokracisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe për realizimin e qëllimeve strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë”, shkruan ndërmjet tjerash në telegram urim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat