Ndërkombëtarët duan zgjedhje në prill të 2016

Maqedonia

Ndërkombëtarët duan zgjedhje në prill të 2016

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 12:19

Bashkimi Evropian kërkon që të respektohet Marrëveshja e 2 qershorit dhe zgjedhjet të jenë në prill të 2016.

Bashkësia ndërkombëtare sidomos BE këmbëngul që të respektohet Marrëveshja e 2 qershorit, duke përfshirë edhe pjesën ku parashihet që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më së voni deri në prill të vitit të ardhshëm.

Kjo marrëveshje kishte edhe nënshkrimin e eurokomisionerit për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, andaj Brukseli insiston në respektimin e saj të plotë.

Qëndrimi për zgjedhje në prill është shprehur edhe nga ambasadorët e 17 vendeve të BE-së që dy ditë më parë u takuan me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ate të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Përfaqësuesit e BE-së kanë nisur konsultat me krerët e partive politike pas zërave se mund të shtyhet afati i mbajtjes së zgjedhjeve dhe se këto informacione kalkulojnë nga taborri i opozitës maqedonase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat