Një delegacion nga Nurenbergu për vizitë në Shkup

Maqedonia

Një delegacion nga Nurenbergu për vizitë në Shkup

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 10:09

Një delegacion nga qyteti gjerman Nurenberg, i cili i vëllazërua me Qytetin e Shkupit, sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni.

Delegacioni kryesohet nga zëvendës prefekti i Nurenbergut, Kristian Vogel, ndërkaq do të vijë në Shkup me fluturimin e parë të drejtpërdrejtë që rregullisht do të zhvillohet dy herë në javë nga aerokompania e buxhetit të ulët “Vizer”.

Në aeroportin “Aleksandri i Madh”, anëtarët e delegacionit do të priten nga sekretari i Qytetit të Shkupit, Marjanço Todorovski.

Nga Qyteti i Shkupit theksojnë se bashkëpunimi është në nivel të lartë dhe se është më i përfaqësuar në sferën e kulturës, arsimit, sportit dhe mbrojtjes kundër zjarrit.

Bashkëpunimi ndërmjet Shkupit dhe Nurenbergut filloi në vitin 1963 pas tërmetit katastrofik në Shkup, ndërsa marrëveshja zyrtare për vëllazërim është nënshkruar në vitin 1982.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat