Mali Sharr të shpallet zonë e mbrojtur

Maqedonia

Mali Sharr të shpallet zonë e mbrojtur

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 09:08

Në Institutin për mjedis jetësor dhe shëndet pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë sot do të mbahet prezantim i aktiviteteve për shpalljen e Malit Sharr për zonë të mbrojtur.
Do të prezantohet edhe GEF projekti "Arritje e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efikas me zonat e mbrojtura dhe integrimin e mbrojtjes së biodiversitetit në planifikimin e qëllimit të tokës".
Është paralajmëruar prania e përfaqësuesve të opinionit shkencor, kryetarëve të komunave të cilët gravitojnë drejt kësaj zone, të bashkësisë ndërkombëtare dhe të organizatave joqeveritare dhe mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat