Nxënësit shqiptarë anëshkalojnë paralelet maqedonase!

Maqedonia

Nxënësit shqiptarë anëshkalojnë paralelet maqedonase!

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 20:04

Nxënësit shqiptarë, edhe gjatë paraqitjes së dytë të afatit të parë të regjistrimeve në shkolla të mesme nuk kanë treguar interes që të regjistrohen në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase. Në Shkollën e Mesme Ekonomike “Arseni Jovkov”, numri i nxënësve shqiptarë që kanë konkurruar në paralelet maqedonase është thuajse zero.

«Nxënësit shqiptarë nuk kishin interesim për regjistrim në paralelet maqedonisht pasi këtë vit kishte një mundësi të mirë d.m.th u hap edhe një paralele tjetër në gjuhën shqipe dhe për këtë shkak interesimi ishte i vogël edhe jehonë nuk kishte nga nxënësit shqiptarë tek paralelet maqedonase. Edhe në afatin e dytë siç edhe shihet nuk ka interesim, koha do të dëshmojë se a do të jetë njëjtë edhe gjatë afatit të tretë!» deklaroi Nazmi Ramani, përgjegjës i paraleleve shqip në SH.M “Arseni Jovkov”

Drejtori i Shkollës së Mesme “Cvetan Dimov”, Shaip Zeneli konfirmoi se edhe në këtë afat regjistrimi, asnjë nxënës shqiptarë nuk ka konkurruar në paralelet maqedonase, në përjashtim të një prindi të cilit i është premtuar nga mësimdhënësit maqedonas se do t’ia pranojnë fëmijën në paralelet e tyre edhe pse ka vetëm 38 pikë. Zeneli tha se kriteri për pranim do të mbetet 60 pikë si në paralelet shqip ashtu edhe në ato maqedonase.

«Shumica e prindërve nuk i regjistrojnë fëmijët në interes të fëmijëve të tyre që të mësojnë aty ku do ta gjejnë vetën e tyre dhe do të kenë sukses. Prindërit duhet të vetëdijesohen dhe të regjistrojnë fëmijët nëpër drejtime ku nxënësi do të gjej veten e tij, nuk mundet që me 38 apo 40 pikë të konkurrosh apo të regjistrohesh në paralele të gjimnazit.» u shpreh Shaip Zeneli, drejtor i SH.M.Q “Cvetan Dimov”

«Sipas rezultateve që ka djali në bazë të notave, më duhet të konkurrojë në paralelet maqedonase edhe pse jemi shqiptarë pasi kriteri për pranim është më i ulët. I parashtrova pyetje kësaj zonjës, profesoreshës, i tregova se djali im ka 40 pikë, më tha të aplikojë se ka shanse të të pranojmë, kurse tek paralelet shqip nevojiten 60 pikë.” deklaroi një prind.

«Ne si nxënës të kësaj shkolle apelojmë deri tek të gjithë nxënësit shqiptar të cilët dëshirojnë të regjistrohen në shkollën tonë, ata të regjistrohen në shqip dhe jo në paralelet maqedonase. Deri më sot në krahasim me vitin e kaluar kjo ka pasur sukses pasi asnjë nxënës shqiptar nuk është regjistruar në paralelet maqedonase.» u shpreh Xhejlane Beqiri, nxënëse e SH.M.Q “Cvetan Dimov”

Ndërkohë ndihmës drejtori i Qendrës Shkollore të Auto-trafikut “Boro Petrushevski” thotë se këtë vit si asnjëherë më parë nxënësit shqiptarë kanë konkurruar në këtë shkollë.

«Ne veçmë jemi të kënaqur edhe me afatin e parë, patëm një jehonë të madhe të regjistrimit të semi-maturantëve, deri sivjet ne nuk kemi pasur kaq interesim d.m.th prej 160 nxënësve që duhet të pranohen këtë vit shkollor ne veç në afatin e parë kemi regjistruar 115 nxënës. Të gjithë ata që nuk janë regjistruar në afatin e parë, mos të ngarkojnë paralelet, të orientohen në një, dy apo tre shkolla pasi viteve të fundit kemi hapësirë të orientohemi në 15 shkolla të mesme.» deklaroi Zekirja Zekiri, ndihmës drejtor i SH.M “Boro Petrushevski”

Nxënësit që nuk do të mund të regjistrohen në shkollë të mesme gjatë dy afateve të para, do të kenë mundësi që ta bëjnë këtë gjatë afatit të tretë i cili do të mbahet më 24 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat