Aktivistët e Besës protestojnë para Klubit të deputetëve (Video)

Maqedonia

Aktivistët e Besës protestojnë para Klubit të deputetëve (Video)

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 18:24

Ka filuar takimi i katër liderëve – Nikolla Gruevski, kryeministër dhe lider i VMRO-DPMNE-së, lideri opozitar i LSDM-së Zoran Zaev, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe njeriu i parë i PDSH-së Menduh Thaçi, në praninë e dy ambasadorëve të SHBA-ve dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav.

Ndërsa mbahet takimi, para Klubit të deputetëve, një grup i aktivistëve të Lëvizjes Besa protestojnë, sepse, siç thonë, janë “të pakënaqur me faktin se Ahmeti dhe Thaçi janë ulur në tavolinën e bisedimeve si përfaqësues të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat