Bogov: Sietemi bankar stabil, bankat punojnë normalish

Maqedonia

Bogov: Sietemi bankar stabil, bankat punojnë normalish

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 16:48

Situata në sektorin bankar në Maqedoni është normale. Bankat, madje edhe ato në pronësi të aksionerëve dominues grekë, punojnë normalisht dhe rregullisht dhe nuk ka kurrfarë shkaku për shqetësim, deklaroi pasdite guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov.

Në konferencë për shtyp, të konvokuar pasdite në Bankën Popullore, Bogov theksoi se sistemi bankar në Maqedoni është rezistent ndaj çfarëdo shoku që mund të ndodh për shkak të situatës në Greqi.

“Në të kaluarën kemi ndërmarrë disa masa, respektivisht si fillim në Ligjin për banka kemi kufizim sipas të cilit bankat vendore nuk mund të ekspozohen drejt grupacioneve amë prej dhjetë për qind nga kapitali i tyre. Para dy vjetëve kemi aprovuar edhe një masë makroprudente me të cilën për çdo ekspozim ndaj vendeve që kanë rejting kreditor më të ulët se B- menjëherë bankat të do të duhet të ndajnë 50 për qind rezervim. Dje kemi miratuar edhe një masë me të cilën tërësisht i mbyllim dyert për derdhje të mundshme të kapitalit nga Maqedonia drejt Greqisë. Edhe pse nuk presim se tentime të këtilla do të ketë, megjithatë që të jemi të sigurt, e kemi marrë këtë vendim, me të cilën puna normale mes firmave të Maqedonisë dhe atyre të Greqisë vazhdon sikur edhe deri më tani. Vetëm tani nuk do të mund të jepen hua dhe investime nga Maqedonia drejt Greqisë”, theksoi Bogov.

Ai potencoi se nuk ka tërheqje të depozitave dhe se të gjitha bankat dhe bankomatet në vend punojnë normalisht.

Sa i përket qytetarëve të Maqedonisë, të cilët momentalisht pushojnë në Greqi, Bogov tha se ata mund të tërheqin para nga bankomatet aq sa e kanë limitin nga banka amë.

“Ato mund të marrin para nga bankomatet në Greqi sipas limiteve që i ka vendosur banka e tyre amë, përkatësisht dhënësi i kartelës. Limitet që vlejnë në Greqi nuk kanë të bëjnë me to”, sqaron guvernatori i Bankës Popullore.

Sipas Bogov, përderisa sektori bankar në Greqi bie, ajo nuk do të reflektohet ndaj sektorit bankar vendor.

“Përderisa vjen deri te falimentimi i sistemit bankar në Greqi ajo do të jetë situatë shumë e keqe për ekonominë greke, megjithatë në Maqedoni ajo aspak nuk do të reflektohet. Sistemi ynë bankar do të vazhdojë të funksionojë pa kurrfarë pasoja. Ato banka të cilat janë në pronësinë greke, janë banka vendore të cilat punojnë sipas rregullores tonë, dhe ato do të vazhdojnë të punojnë. Vetëm mund ta ndryshojnë pronarin”, potencon guvernatori Bogov.

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë dje shpalli se ndërmerr disa masa mbrojtëse me karakter të përkohshëm. Masat sillen në afat të zgjatjes më së shumti prej gjashtë muajve, ndërsa kanë të bëjnë me kufizimin e derdhjeve kapitale nga rezidentët në Republikën e Maqedonisë (personat fizik dhe juridik drejt subjekteve greke ndaj bazës së transakcioneve të kapitalit të sapolidhura, por edhe në kufizimin e derdhjeve në bazë të pagesave të arritura për transakcionet kapitale veçmë të lidhura.

Masat janë ndërmarrë pas vendimit të Bankës Qendrore Evropiane ta ngrijë nivelin e përkrahjes likuide të jashtëzakonshme duke e pasur parasysh mosvazhdimin e programit të BE-së për përshtatje të Greqisë dhe rrezikun e mosrealizimit nga ana e Greqisë në pagesat e borxheve të cilat mbërrijnë deri më 30 qershor, prejse qeveria greke vendosi të mbajë referendum për kushtet e programit të saj me kreditorët, që faktikisht do të thotë përjashtimi i bankave nga Republika e Greqisë nga programi i Bankës Qendrore Evropiane për përkrahje likuide urgjente (Emergency illiquidity assistance – ELA) dhe me siguri sjellja e kontrolleve të kapitalit në Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat