VMRO-PP iu kërcënua LSDM-së me kundër “bomba”

Maqedonia

VMRO-PP iu kërcënua LSDM-së me kundër “bomba”

Më: 30 maj 2015 Në ora: 14:07

VMRO-popullore e Lupco Georgievski reagoi ndaj paralajmërimeve në rrjetet sociale se “bomba” e radhës ka të bëjë me bashkëpunimin e Georgievskit me pushtetin e Nikolla Gruevskit.

“VMRO-popullore është e shqetësuar nga mënyra mizore me të cilën reketuesit politike nga LSDM-ja tashmë për herë të dytë dërgojnë kërcënime publike deri te lideri i VMRO-popullore Lupco Georgievski, se kanë biseda komprementuese me njerëz nga pushteti.

VMRO-popullore publikisht i fton krerët e LSDM-së sa më shpejtë t`i publikojnë të gjitha bisedat që i kanë nga ai karakter”, thuhet në njoftimin e kësaj partie, transmeton zhurnal.mk

VMRO-popullore në ndonjë fazë të ardhshme do të bisedoj për dokumentet që Zoran Verushevski ia ka dhënë Lupco Georgkievskit. Ato janë dokumente dhe afera kundër liderit të tyre Branko Cërvenkovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat