BE-ja mirëpret bashkimin e Gruevskit me tubacionin e gazit të Rusisë

Maqedonia

BE-ja mirëpret bashkimin e Gruevskit me tubacionin e gazit të Rusisë

Më: 29 maj 2015 Në ora: 10:10

Deklarata e Kryeministrit të Maqedonisë që kushtëzon pjesëmarrjen e Maqedonisë në tubacionin e planifikuar rus të gazit "Turkish Stream” me vendimin e BE-së mbi të - "është i mirëpritur në parim", zyrtarët e BE-në Bruksel thanë, duke kujtuar qëndrimin e rreptë të bllokut Evropian se çdo projekt i cili operon në zonën e BE-së duhet të zbatojë legjislacionin e BE-së, Paketa e Tretë e Energjisë, respektivisht.

Deklarata e kryeministrit të Maqedonisë u mirëprit nga zyrtarët e BE-së në Bruksel.

Duke folur për dtt-net.com, zyrtari i cili kërkoi anonimitet, rikujtoi se BE-ja ka pasur një qëndrim të ngjashëm mbi "South Stream Project" të cilin Rusia e ka braktisur, përderisa Bullgaria ishte e detyruar për të ndaluar ndërtimin e tubacionit për shkak të shkeljes së rregullave të BE-së nga marrëveshja e bërë midis Rusisë dhe Bullgarisë, transmeton KosovaPress.

Rregullat e BE-së thonë se furnizuesit e energjisë dhe rrjetet e shpërndarjes duhet të jenë të ndara, gjë e cila nuk ndodhi me South Stream, që ishte e dizajnuar të kalonte përmes Serbisë për të arritur në Hungari.

Kryeministri i shqetësuar Maqedonas, Nikolla Gruevski, tha dy ditë më parë se vendi i tij do të bashkohet me tubacionin e gazit rus – “Turkish Stream”- vetëm nëse ka një marrëveshje midis BE-së dhe Rusisë m bi të, duke u zotuar se çdo lëvizje nga Shkupi për projektet strategjike tilla të rëndësishme do të jetë një linjë sipas objektivit të anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO.

"Qëndrimi ynë në këtë projekt është se kur Brukseli dhe Moska do të arrijnë marrëveshje për këtë projekt, ne do të marrin pjesë në të," tha Gruevski për ‘website Press24’ të Maqedonisë në një intervistë.

"Ne jemi një vend që është i drejtuar drejt komunitetit euroatlantik, dhe kur marrim vendime me rëndësi strategjike, ne udhëzohemi nga ky objektiv", tha ai.

Greqia, Maqedonia, Serbia dhe Hungaria kanë rënë dakord në parim që t’i bashkohen tubacionit, gjatë një takimi të mbajtur në Budapest në fillim të prillit me qeverinë ruse.

Por deklarata e re e Kryeministrit Gruevski paraqet një goditje ndaj planeve të Moskës për vazhdimin e projektit nga Turqia në Greqi dhe më pas në Maqedoni, Serbi dhe Hungari./Ko sovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat