Seanca të tre komisioneve kuvendore

Maqedonia

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Më: 26 maj 2015 Në ora: 20:35

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për politikë të jashtme, transport, lidhje dhe ekologji dhe komisioni ligjdhënës-juridik.

Propozim ligjet për ratifikimin e konventave për procedurë të përbashkët transit dhe për thjeshtëzimin e formaliteteve gjatë tregtisë me mall janë në rend dite të Komisionit për politikë të jashtme dhe Komisionit ligjdhënës-juridik.

Leximi i parë nga propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion dhe në lexim të dytë nga propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacion rrugor janë para anëtarëve të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji dhe Komisionit ligjdhënës juridik.

Anëtarët e Komisionit ligjdhënës juridik do të debatojnë edhe për propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për muzetë dhe Ligjin për bibliotekat, në lexim të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat