Prej nesër fillon publikimi i “bombave” të reja të opozitës

Maqedonia

Prej nesër fillon publikimi i “bombave” të reja të opozitës

Më: 26 maj 2015 Në ora: 10:01

Prej nesër sërish do të fillojnë të publikohen audiopërgjime nga ana e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. Këtë veprim Zaev ka thënë se do ta bëjë pasi që u ka mbetur borxh qytetarëve që ata të mësojnë të vërtetën për shumë raste, e në mesin e tyre edhe Vrasjen e pesë të rinjve maqedonas te Liqeni i Smilkovës, për të cilin u dënuan me burg të përjetshëm qyettarë shqiptarë.

Përveç këtij rasti ai pritet të publikojë edhe mbylljen e TV A1, por edhe aksionet policore Detonator dhe Spiuni.

Zaev kishte theksuar se para fillimit të publikimit ishin përgatitur 102 dosje me audio përgjime, kurse para protestës së madhe që u mbajt me 17 maj nga ana e opozitës ishin publikuar vetëm 33 audiopërgjime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat