Radmila Shekerinsk: Demokracia e Maqedonisë është si fshat Potemkini

Maqedonia

Radmila Shekerinsk: Demokracia e Maqedonisë është si fshat Potemkini

Më: 25 maj 2015 Në ora: 21:51

Radmila Shekerinska, nënkryetare e opozitës socialdemokrate në parlamentin e Shkupit, në një intervistë për revistën gjermane «Der Spiegel» akuzon kryeministrin Nikolla Gruevski për stilin e tij autoritar të sundimit.


Dhjetëra-mijëra njerëz po dalin në rrugë kundër qeverisë autoritare. A është larguar vendi juaj kohëve të fundit nga Europa?


Kryeministri Nikolla Gruevski ka ndërtuar një demokraci si fshat të Potemkinit, pas fasadës ai sundon si do vetë. Bashkimi Europian e ka parë këtë gjithsesi, por nuk ka ndërhyrë. Kështu qeveria fitoi përshtypjen se ajo mund ta injorojë Brukselin.


Çfarë është dashur të bëtë BE?


Shumica dërmuese e maqedonasve në 25 vitet e fundit ka qenë e një mendimi: ne duam të anëtarësohemi në BE. Europa është dashur që në mënyrë energjike të tërheq vërejtjen se qeveria po e shkatërron këtë opsion.


Përse nuk ka ndodhur kjo?


Bashkimi Europian ka qenë i zënë me shumë probleme: euro, Ukraina, refugjatët. Problemi maqedonas u la anash. Mbase askush nuk donte të hapte një kantier të ri. Tani po e paguajmë çmimin për këtë.


Në Moskë protestat shihen si aksion i inskenuar nga Perëndimi me qëllim të dëmtimit të Rusisë. A kërcënon një skenar ukrainas?


Natyrisht Moska mund të përpiqet të shtojë ndikimin e saj. Por kryeministri ynë e di se nuk ekziston një alternativë serioze strategjike ndaj NATO-s dhe BE-së.


Në të kaluarën ka pasur konflikte me pakicën shqiptare. A kërcënojnë tensione të reja etnike?


Nëse vendi ynë fundoset edhe më shumë, atëherë pakënaqësia mund të shtojë ngatërresat. Por deri më tani protestat e përbashkëta më shumë i kanë bërë bashkë njerëzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat