Vuçiq: Serbia i ka ofruar informacionet për Kumanovën

Maqedonia

Vuçiq: Serbia i ka ofruar informacionet për Kumanovën

Më: 25 maj 2015 Në ora: 19:13

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq ka pranuar në një intervistë për B92, se Serbia i ka ofruar informacionet për Kumanovën. Ai ka shtuar se roli i shërbimeve tij ka qenë i rëndësishëm, pasi sipas tij, shërbimi serb ka qenë ai që i ka dhënë informacionet e para për grupin e armatosur nga Kosova. Ndërkohë presidenti serb Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar se planet e fundit terroriste në rajon, konfirmojnë frikën se krijuesit e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, nuk do të pushojnë. I cituar nga mediat italiane, Nikoliq ka fajësuar planin e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, që daton prej vitit 1878 dhe shoqatën politiko-ushtarake për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar, që kërkon krijimin e një territori të integruar në territoret e Maqedonisë, Serbisë, Malit Zi, Bullgarisë dhe Greqisë. Alsat-M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat