Trotuaret e Tetovës, në vend të kalimtarëve, vetura të parkuara!

Maqedonia

Trotuaret e Tetovës, në vend të kalimtarëve, vetura të parkuara!

Më: 5 maj 2015 Në ora: 18:12

Komunikacioni në Tetovë dita-ditës po vështirësohet. Këtë vështirësim kohën e fundit e vërejnë edhe këmbësorët, të cilët ndihen të irituar nga gjendja e trotuareve, që në fakt shërbejnë si parkingje për vetura, të cilat madje qëndrojnë pa lëvizur për ditë të tëra.

Komuna e Tetovës me sa duket nuk po merr masa për përmirësimin e kësaj gjendjeje, e as që angazhihet për zbutjen e ngarkesës së trotuareve të Tetovës, të cilat gjithnjë e më shumë u ngjajnë parkingjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat