Tejkalohet bllokimi, rifillojnë punimet

Maqedonia

Tejkalohet bllokimi, rifillojnë punimet

Më: 4 maj 2015 Në ora: 18:23

Vonimi i lejës, për riorientimin e trafikut në qendër të Strugës për më shumë se një javë ka bllokuar punimet për jetësimin e projektit për shndërrimin e pjesës lindore të shetitores së ‘’Drinit të zi’’ në hapësirë të mirë sistemuar vetëm për këmbësorët situatë kjo që krijoi shumë hamendje në opinionin strugan në lidhje me realizimin e këtij projekti. Nga kompania kontraktuese që ka marr përsipër zbatimin e këtij projekti pranojnë se punimet nuk kanë mundëur të rifillojnë pasi ka pasur një ngecje në riorientimin e trafikut në këtë pjesë të Strugës, në funksion të zbatimit të projektit gjë që sipas tyre ka sjellur edhe ndërprerjen e punimeve.

Ata thonë se kanë marr premtime nga SPB-ja që gjatë ditës së hënë kjo pengesë do të tejkalohet pasi policia do të procedoj me një regjim të ri trafiku në qendër të Strugës dhe me gjasë punimet me intezitet të plotë do të rifillojnë.Ndërkohë edhe nga Komuna e Strugës konfirmojnë se pavarsisht këtyre vonesave projekti për t’i dhënë Strugës një bulevard modern në të gjitha parametrat do të jetësohet para fillimit të sezonës turistike.Krenar Lloga, nga administrate komunale thekson se në dijenin e tij tashmë leja për riorientimin e trafikut në qendër të Strugës është marr dhe me shumë gjasë punimet nuk do mund të ndalohen më deri në përfundimin e punëve për shndërrimin e anës lindore të shetitores së ‘’Drinit të zi’’në një hapësirë të mirë sistemuar në shërbim të këmbësorëve.

Ndërprerja e punimeve këtë pjesë të shetitores e shndërroi në një parking të imrovizuar makinash duke krijuar një pasqyrë aspak të pranueshme në kohën që Struga si pasojë e festës së 1 majit ishte e vizituar nga shumë pushues nga rajoni.

Para dy javësh filluan punimet parapërgatitore sa i përket realizimit të disa projekteve në qytetin e Strugës, përkatësisht me Rrethrrotullimin te udhëkryqi Strugë-Qafë Thanë – Strugë- Dibër si dhe punimet në shëtitoren përbri rrjedhës së Drinit të Zi në anën lindore të të saj .Sipas vendorëve për realizimin e rikonstruktimit shetitores me pllaka ”Gurë Berati” si dhe punime të tjera , janë parashikuar rreth 14. 500 000 denarë.Ana lindore e shetitores së ”Drinit” përvec se do të shtrohet dhe risistemohet do të zgjerohet edhe më shumë sepse rruga përbri saj do të mbyllet dhe e gjithë kjo hapësirë do ti rikëhehet këmbësorit duke i dhënën Strugës edhe një bulevard modern me të gjitha parametrat e kohës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat