Edhe Nënë Tereza, pjesë e “SHKUPI 2014”

Maqedonia

Edhe Nënë Tereza, pjesë e “SHKUPI 2014”

Më: 2 maj 2015 Në ora: 20:41

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, e pranoi se qeveria aktuale ka bërë lëshime, ndërsa njëra nga dobësitë, sipas tij, ka të bëjë me projektin madhor “SHKUPI-2014”.

Ai këto vlerësime i bëri gjatë kongresit të partisë VMRO-DPMNE në Kumanovë.

“Në lidhje me Shkupin 2014-të, gabimi jonë është se dëshironim që menjëherë ta bëjmë atë që dikur na ka ikur nga dora. Ky projekt për fat të mirë ka më shumë mbështetës se sa kundërshtarë, mirëpo duket se pak si tepër u vonua. Në pjesën e përmendoreve ka mbetur vetëm përmendorja e Gonxhe Bojaxhiut e cila do të financohet me para të shtetit”, tha mes tjerash, Nikolla Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat