Gruevski kandidati i vetëm për kryetar i VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Gruevski kandidati i vetëm për kryetar i VMRO-DPMNE-së

Më: 1 maj 2015 Në ora: 20:46

Sot në orën 15:00 ishte afati i fundit për regjistrimin e kandidaturave dhe askush veç atij nuk është regjistruar
Lideri aktual Nikolla Gruevski është kandidati i vetëm për kryetar i VMRO-DPMNE-së në kongresin e partisë i cili nesër dhe pasnesër do të mbahet në Kumanovë.

Deri në orën 15:00, kur ishte afati i fundit për dërgimin e kandidaturave është dërguar kandidatura vetëm e Nikolla Gruevskit, shkruan portali “zhurnal.mk”. Kjo bën që gara për kreun e partisë VMRO-DPMNE të jetë me vetëm një kandidat.

Kjo as në regjimet totalitare nuk ndodh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat