Ambasadori britnanik fotografohet para Juhohromit-ndotësit kancerogjen të banorëve të Tetovës

Maqedonia

Ambasadori britnanik fotografohet para Juhohromit-ndotësit kancerogjen të banorëve të Tetovës

Më: 28 prill 2015 Në ora: 09:34

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni Charles Garrett duke pasur hobi çiklizmin, gjatë fundjavës kalimthi ka ndaluar edhe para ndotësit më të madh të Tetovës, fabrikës Jugohrom. Është tronditur nga ajo që ka parë nga afër.

Në postimin e tij në rrjetin social Twitter ai ka shënuar: Prehje për të marrë ajër pranë fabrikës #Jugohrom. Vend aspak i përshtatshëm. Patjetër t’a përjetosh, që t’a besosh. ecoguerillamk.

Ky reagim vjen pas takimit që realizoi kohë më parë edhe me përfaqësues të Lëvizjes EcoGuerilla, me të cilën e ka ndërlidhur postimin në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat