McCarthy: Në Ballkan u vranë rreth 1.5 milionë myslimanë

Maqedonia

McCarthy: Në Ballkan u vranë rreth 1.5 milionë myslimanë

Më: 28 prill 2015 Në ora: 09:01

Vendet perëndimore aplikojnë standarde të dyfishta kur flasin për vuajtjet e armenëve në 1915, dhe injorojnë faktin se miliona muslimanë janë vrarë dhe dëbuar nga Ballkani dhe Kaukazi për në Anadoll në periudhën e sundimit osman, shkruan historiani amerikan, Justin McCarthy, njofton Anadolu Agency.

Justin McCarthy, historian dhe shkencëtar nga Universiteti Amerikan i Louisville, më 1995 botoi një libër me titull "Vdekja dhe persekutimi: procesi i spastrimit etnik të muslimanëve osmanë", në të cilin ndriçohen ngjarjet të periudhës 1821-1922, kur pesë milionë muslimanë u vranë, dhe një numër i madh i tyre u dëbuan nga Ballkani, Kaukazi dhe Krimeja për në Anadoll. Libri thekson se një pjesë e tyre e pësoi për shkak të sëmundjeve, si dhe nga uria gjatë migrimit. Megjithatë, sipas tij, Perëndimi nuk dëshiron të përballet me këtë fakt.

McCarthy, në librin e tij tërheq vëmendjen se në fillim të viteve 1800, një pjesë e madhe e Kaukazit, si dhe në linjën e cila zgjatet nga Shqipëria dhe Bosnja, në një gjeografi e cila përfshin tërësisht Europën Juglindore të cilët ndodheshin brenda kufijve të shtetit osman, muslimanët në disa rajone kanë jetuar si shumicë e në disa rajone kanë jetuar si pakicë.

McCarthy, argumenton se të gjithë grupet muslimane kryesisht muslimanët shqiptarë dhe turqit që jetonin në Trakinë Perëndimore janë sulmuar shumë herë gjatë emigrimit. Ai kujton se në tetor të vitit 1913 me Marrëveshjen e shkëmbimit të nënshkruar me Bullgarinë dhe me shkëmbimin e pjesshëm të kryer me Greqinë, bullgarët të cilët ndodheshin në Trakinë Lindore dhe populli grek janë shkëmbyer duke i ndërruar me turqit në Trakinë Perëndimore.
Kur flet për Trakinë Perëndimore, pjesën evropiane të Turqisë, McCarthy në librin e tij thekson se nacionalistët e armatosura greke në fillim të 1800 sulmuan popullatën civile turke, ku vranë më shumë se 25.000 turq.

Për shkak të politikës ruse në fund të shekullit të 18-të, ishin detyruar të migronin tatarët e Krimesë dhe së bashku me to edhe fisi Nogaj, ku ishin ofruar dy opsione: të shpërngulen në brendësi të Rusisë apo të largohen në Perandorinë Osmane. Aso kohe ishin dëbuar të paktën 300,000 tatarë.

Zhvillime të mëdha kanë ndodhur edhe në bregdetin e Detit të Zi kur çerkezët, çeçenët dhe shumë të tjerë u detyruan të lënë atdheun e tyre dhe të shkojë në Perandorinë Osmane. Anija e parë mbërriti në qytetin Trabzon, që ndodhet në Turqinë veriore, por për shkak të mungesës së ushqimit u vranë mbi 30.000 persona.

Në lindje të territoreve osmane në periudhën 1877-1914, popullata civilë u vra, siç deklaron, nga Rusia dhe separatistët armenë. Atëherë u vranë 62 përqind e popullsisë muslimane në Van, në lindje të Turqisë së sotme, në Bitlis numri i muslimanëve të vrarë arrin në 42 përqind të popullsisë së përgjithshme, ndërsa në Erzurum u vranë 31 përqind të popullsisë muslimane.

Shkencëtari McCarthy thotë se lufta ruso-turke, e cila zgjati nga 1877-1878, ishte një fatkeqësi e madhe për turqit që jetonin në Bullgari, të cilët u vranë, jo vetëm nga masakrat, por edhe nga kushtet çnjerëzore të jetesës, nga uria dhe sëmundjet në kampet në të cilat ato ishin vendosur. Libri gjithashtu thekson se shtëpitë e këtyre refugjatëve ishin djegur, me qëllim për të parandaluar kthimin e mëvonshme në këto vise. Një situatë e ngjashme ka ndodhur në 1911 edhe në Ballkan.

Libri gjithashtu thekson se si Rusia në mbi njëqind vite ka dëbuar një pjesë të madhe të muslimanëve, tatarëve dhe çerkezëve, dhe ka që në këto vene të boshatisura të vendosen armenët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat