ELIA e gjykon sjelljen e papërgjegjshme të institucioneve ndaj emigrantëve

Maqedonia

ELIA e gjykon sjelljen e papërgjegjshme të institucioneve ndaj emigrantëve

Më: 27 prill 2015 Në ora: 10:55

Shoqata qytetare “Klubi ELITA” reagon ashpër ndaj indiferencës shtetërore dhe diskriminimin e turpshëm që zyrtarët shtetëror e bënë me rastin e tragjedisë së madhe ku mbetën të vdekur 14 qenie njerëzore.

Siç edhe e dimë të gjithë, para disa ditëve në një fatkeqësi hekurudhore u masakruan 14 emigrantë nga vendet e Lindjes, të cilët fati i tyre i zi i kishte i sjellur që, rrugën për një jetë më të mirë, ta kalojnë pikërisht nëpërmjet këtij shteti të pa shpirt dhe skajshëm diskriminues.

Përveç një deklarate mediale nga përfaqësuesi i MPB-së nga Velesi, nuk pati asnjë reagim zyrtar shtetëror apo ngushëllim publik, apo edhe kerkesë për obduksion dhe hetuesi te detajuar lidhur me rastin ku nga ekspertë do të deshmohej përgjegjësia e kësaj tragjedie.

Vallë deri në çfar shkalle kanë ra ndjenjat njerëzore të pushtetit të Maqedonisë, kur asnjë institucion zyrtar nuk e pa të rrugës të organizoj një varrim dinjitoz, apo t’i shpreh ngushëllime familjarëve dhe shteteve nga kanë ardhur këta njerëz të pafat.

Pyesim publikisht gjithë opinionit e gjërë:

Cili do kishte qenë reagimi i institucioneve shtetërore dhe mediave elektronike dhe të shkruara, sikur në këtë rast të kishin mbetur të vdekur 14 qytetarë nga shtetet e Evropës Perendimore?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat