Mitevski: Kriza politike në Maqedoni nuk do të zgjas më shumë se një vit

Maqedonia

Mitevski: Kriza politike në Maqedoni nuk do të zgjas më shumë se një vit

Më: 25 prill 2015 Në ora: 13:13

Goran Mitevski ish kreu i DSK-së dhe tani njëri prej themeluesve të Lëvizjes për reforma në VMRO, në Beograd, në pres konferencën e djeshme, theksoi se kriza politike në Maqedoni mund të zgjas nga gjashtë muaj deri në një vit.

“Situata e sigurisë është keqësuar qysh prej fillimit të krizës politike, kur u ngrit padia për Puc dhe filloi publikimi i incizimeve.

Pastaj, me 21 prill një grup sulmoi për ta marr stacionin policor në Gushincë, ngjarje që ekspertët e sigurisë në Maqedoni e interpretuan si tentim për të krijuar skenarin e një përplasje të organizuar që do t`i ndihmonte qeverisë të qëndroj për shkak të prishjes së sigurisë.

Nuk do të pajtohesha me thëniet e disa analistëve serb, si Mirosllav Lazanski, se Uashingtoni e ka porositur sulmin, pasi që ajo gjë nuk është në interesin e SHBA-ve. Pres që kriza të zgjas nga gjashtë muaj deri në një vit”, tha Goran Mitevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat