“Puçi’, opozita i dorëzoi dëshmitë në Prokurori

Maqedonia

“Puçi’, opozita i dorëzoi dëshmitë në Prokurori

Më: 24 prill 2015 Në ora: 20:03

Opozita dorëzoi dëshmitë në Prokurorin publike për rastin Puçi dhe “marrje ryshfet”. Sipas Zoran Zaevit bëhet fjalë për më shumë se 100 mijë biseda të transkriptuara, më shumë se 18 mijë porosi SMS dhe më shumë se 12 mijë numra të ndryshëm telefoni vetëm të bisedat e transkriptuara. Pas dorëzimit të dëshmive kryetari i LSDM-së tha se kërkon nga prokurori publik menjëherë t’i ndërpres rastet.

“Nuk ka dëshmi për dhunë të kryer ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore dhe spiunim, përkundrazi ka dhunë mbi rendin kushtetues të RM-së nga ana e Nikolla Gruevskit, Sasho Mijalkovit dhe grupit të personave rreth tyre. Prandaj kërkojmë prokurori publik të ndërmerr hapa dhe menjëherë ta ndërpres procedurën për rastin “Puçin” dhe të ndërpres ndjekjen penale nga kriminelët Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij”, u shpreh Zoran Zaev- kryetar i LSDM-së.

Para gazetarëve Zoran Zaev shtoi se opozita disponon me materiale tjera përveç këtyre të dorëzuara sot. Ato do të dorëzohen në prokurori, por pasi të krijohen kushte për ato.

“Me siguri kushtet do të krijohen gjatë qeverisë kalimtare. Pasi të rrëzohen nga funksioni pushtetmbajtësit apo klika në pushtet, me siguri ai është ai moment, kur edhe mua si i pari i opozitës, por para se gjithash qytetarëve do t’u bëhet e qartë se kthetrat e liga të pushtetit ekzekutiv mbi sistemin gjyqësorë do të hiqet dhe do të mundet në mënyrë të pavarur në pajtim me kushtetutën dhe ligjet as më pak e as më shumë të vendos cili do segment nga sistemi gjyqësor në RM”, tha Zoran Zaev- kryetar i LSDM-së.

I pyetur deri ku janë negociatat ku gjendet në tavolinë edhe kërkesa për qeveri kalimtare Zaev tha se çdo gjë rreth bisedimeve do të njoftoj BE-ja. Paraprakisht, para se t’i dorëzojnë materialet e tyre në prokurorinë publike social- demokratët mbajtën prezantim për të njëjtat në selinë e partisë. Ata njoftuan se ky aktivitet do të vazhdoj në ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat