Kurir: Në Gushincë LSDM po realizon skenarin e njëjtë si në vitin 2001

Maqedonia

Kurir: Në Gushincë LSDM po realizon skenarin e njëjtë si në vitin 2001

Më: 21 prill 2015 Në ora: 15:21

Skenari për të cilin po tregon Qeveria, një pjesë e medieve dhe analistët e ekspertët qysh para tri muajve, se bëhet fjalë për një tentim të mirë menduar për destabilizimin e Maqedonisë me një pjesëmarrje logjistike të elementeve vendor para së gjithash janë krijim i Zoran Zaevit dhe drejtuesve të LSDM-së, shkruan Kurir.

Skenari i nxitjes së tensioneve serioze sot po merr fazën finale.
MPB sot informoi se Republika e Maqedonisë, gjegjësisht institucionet shtetërore kanë qenë cak i sulmeve terroriste. Një numër më i madh i njerëzve prej katër dhjetë persona janë futur në stacionin policor në Gushincë. Të njëjtit kanë qenë mirë të armatosur, kanë folur shqip dhe kanë bartur emblemën e UCK-së.

Skenari është identik si në vitin 2001. Fillimisht ka pasur një operacion kriminal për biseda të përgjuara që u realizua në të njëjtën mënyrë nga treshja si në vitin 2001, Zoran Verushevski, Gjorgji Lazarevski dhe Xvonko Kostovski.

Pastaj kemi publikim jo ligjor të atyre materialeve të krijuara nga ana e kryetarit të LSDM-së, në vitin 2001 edhe pse pak më me urtësi e bënte Branko Cërvenkovski, ndërsa në vitin 2015 po e bën Zoran Zaev, i cili prej dje është i mbështetur nga Cërvenkovski, realizuesi i skenarit të vitit 2001.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat