Telekomi i Maqedonisë do të nis hetim të brendshëm për aferën e përgjimeve

Maqedonia

Telekomi i Maqedonisë do të nis hetim të brendshëm për aferën e përgjimeve

Më: 20 prill 2015 Në ora: 18:29

Bordet e drejtorëve të “Telekomit të Maqedonisë” dhe “T-Mobile Maqedoni”, në mbledhjet e tyre të jashtëzakonshme miratuan vendimin për “zbatimin e hetuesisë së brendshme më “Telekom” dhe “T-mobile”, njoftojnë nga këto dy kompani. Vendimi i tillë vjen pas paralajmërimeve të pronarit të tyre “Magjar Telekom” se do të nis hetimin lidhur me aferën e përgjimeve që e zbardhi lideri i opozitës maqedonase LSDM, Zoran Zaev.

Kohë më parë “Magjar Telekom” lajmëroi se do të hap hetim në “Telekomin e Maqedonisë” përmes konsultantëve të jashtëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat