Qeveria maqedonase grabit pronat e Nënë Terezës, nipi kërkon të drejtat

Maqedonia

Qeveria maqedonase grabit pronat e Nënë Terezës, nipi kërkon të drejtat

Më: 20 prill 2015 Në ora: 13:42

Qeveria maqedonase zhvat pronat e nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereze.


Familja e kësaj të fundit, vazhdon të kërkojë të drejtën e pronësisë së tokës dhe pronës së tyre në sheshin e Shkupit, ndërkohë që Qeveria e Maqedonisë i ka shitur tashmë truallin një kompanie me një vlerë prej 1 milionë e 600 mijë eurove, e cila do të ndërtojë një ndërtesë 16 katëshe bashkë me projektin e të ashtuquajtur ‘shkallët spanjolle’.


Gombar Alojz, nipi i nobelistes shqiptare Nënë Tereza kërkon pronën e tij të trashëguar në qendër të Shkupit.


Për vite me radhë ai kërkuar të drejtën e pronës së tij të trashëguar nga familja Bojaxhiu, ndërsa për këtë disponon të gjitha tapitë, dëshmitë dhe dokumentacionet përkatëse.


“Tapia për pronësinë e tokës më është dhënë nga Minstria e Jashtme e Shqipërisë në vitin 1947. Aty shkruhet se nëna e Gonxhe Bojaxhiut dhe familja e saj i japin në pronësi shtëpinë, hanin dhe oborrin kushëririt të tyre, Anton Josifovski, gjyshi i Gombar Alojzit.


Që në vitin 2005 kam dorëzuar kërkesë në Kadastrën e Shkupit për të nxjerrë fletë-pronësi për pasurinë e tij, mirëpo deri tani pas tetë viteve nuk ka marrë asnjë përgjigje, ndërsa zyrtarët e këtij institucioni nuk kanë dashur të takohen dhe të komunikojnë rreth kësaj çështjeje.


Alojz ka thënë se vite me radhë ka shëtitur nëpër institucione, por nuk ka qenë i mirëpritur dhe nuk i ka ndihmuar kush.Unë dua pronën time dhe të gjyshërve të mi. Këtë e kërkojnë edhe fëmijët e mi”, shprehet ai.


Në pronën e familjes së Nikollë Bojaxhiut, babait të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezes sot qëndron vetëm një pllakë mermeri, ku shkruhet se aty ka qenë shtëpia e vërtetë e familjes Bojaxhiu dhe humanistes shqiptare.


Alojz, një argjendar i njohur në Shkup ka zhvilluar takime me kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i cili i ka dhënë shpresë për mundësinë e kthimit të pronës apo shqyrtimit të saj. Por edhe pas një periudhe të gjatë, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga kjo komunë.


Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe ekspertë komunalë kanë krahasuar tapitë e ofruara me Planin Detal Urbanistik të Shkupit duke konstatuar se pronësia nuk është kontestuese.


Vijon historia, ja çfarë nxorën në dritë përgjimet e opozitës


Në një bisedë midis ministrit Mile Janakievski dhe kryeministrit Nikola Gruevski nga materialet e përgjimeve bisedohet për shitjen e një toke shtetërore për një person që supozohet se është shqiptar që kishte jetuar në Francë, por që pas 30 viteve ishte kthyer në Shqipëri.


Në këtë bisedë dëgjohet biseda e tyre se si ata nuk lejojnë që një biznesmen që supozohet shqiptar të investojë në pjesën qendrore të Shkupit.


Toka që bisedohet me hapësirë mbi 1000 metra katror i takon familjes së nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, dhe se aty pikërisht ishte shtëpia e saj në sheshin e sotëm të Shkupit.


Ja edhe biseda:


Mile Janakievski: Të presim takimin me ate që është i intresuar, për ate personin që të thash dhe që është i interesuar ?


Nikola Gruevski: Po, por a e di nga cili vend vjen, a duhet lejuar për të hyrë, këtu në shesh, pastaj ata do të inkurajohen dhe do të hyjnë në shesh, e ke të qartë. Tjetër është që të hyjë për skaj Vardarit, në Kala apo tek Stacioni Hekurudhor, dhe tjetër është të hyjë në qendër.


MJ: Por ai ka 30 vite që jeton në Francë, por nga atje e ka origjinën … (supozohet Shqipëria)


NG: Nga atje a…


MJ: Si fëmijë ka shkuar në Francë dhe 30 vite ka jetuar atje dhe sërish kthehet në Shqipëri


NG: Mysliman apo katolik është


MJ: Katolik


NG: Ai që e ka Radikën nuk është katolik, por ortodoks, hotelin Radika e kam fjalën


MJ: Katolik është dhe i dashuruar në barok. Do të thotë se njeriu me titull dhe me profesion është artist.


NG: Aha , artist do të thotë për ate ai është aq i dhënë pas barokut

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat