Najçevska: Funksionarët e VMRO-së janë bërë korr, po këndojnë një këngë

Maqedonia

Najçevska: Funksionarët e VMRO-së janë bërë korr, po këndojnë një këngë

Më: 19 prill 2015 Në ora: 10:44

Profesoresha Mirjana Najçevska theksoi se funksionarët e VMRO-DPMNE-së në korr po e këndojnë të njëjtën këngë.

“ Sipas VMRO-DPMNE materialet të cilat i prezantoi LSDM janë të prera, të krijuara dhe të montuara.

Këtë fjali e përsërisin të gjithë funksionarët e VMRO-DPMNE-së si këngë në secilën deklaratë të tyre.

Mua më intereson se çka është prerë, krijuar dhe montuar në fjalinë:

‘Budalla

Bërllok është, bërllok

Dhe ai kopili, kopje e keqe e bërë vetëm nga ky Nikolla

Po, version i keq, e pa se si ia thith’

Me të vërtet, a mundet që dikush më të thotë se në çfarë konteksti ku këto fjalë kanë kuptm tjetër prej asaj në materialet që prezantohen? Çka është prerë, krijuar, montuar dhe çfarë kuptimi tjetër do të kishin këto fjalë?”, pyeti profesoresha Najçevska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat