U akreditua Fakulteti i Shkencave Islame

Maqedonia

U akreditua Fakulteti i Shkencave Islame

Më: 17 prill 2015 Në ora: 10:56

Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup i cili vepron në kuadrin e Bashkësisë Fetare të Republikës së Maqedonisë tashmë edhe zyrtarisht është i akredituar, transmeton zhurnal.mk

Kjo gjë vjen si rezultat i tentimeve të ministrit të arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademi për të zgjidhur problemin e kahmotshëm të këtij fakulteti.

Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup edhe zyrtarisht merr vendim për fillim me punë të programit studimor të ciklit të parë të studimeve katërvjeçare të Shkencave islame.

Pas marrjes së vendimit për akreditimin e programit studimor të ciklit të parë të studimeve katërvjeçare të Studimeve islame, nga ana e Këshilli për akreditim dhe evoluim të arsimit të lartë, Ministria e arsimit dhe shkencës, formoi Komision për verifikimin e kushteve për realizimin e programit studimor, respektivisht për dhënien e vendimit për fillimin me punë për realizimin e këtij programi të studimeve deri diplomike.

Komisioni, konform Ligjit për arsim të lartë dhe Rregullores për normativet dhe standardet për themelimin e institucioneve të larta arsimore dhe realizimin e veprimtarisë arsimore, verifikoi kushtet për funksionim normal të institucionit në fjalë dhe i dorëzoi raport ministrit për arsim dhe shkencë.

Ministri për arsim dhe shkencë, Mr. Abdilaqim Ademi, mbi bazë të vlerësimit pozitiv të raportit të Komisionit, solli Vendim për fillimin me punë të programit studimor të ciklit të parë të studimeve katërvjeçare të Studimeve islame pranë Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup

Me këtë vendim, tejkalohen problemet që ka pasur Fakulteti i shkencave islame në Shkupit rreth funksionimit normal, si institucion i lartë privat arsimor, në ushtrimin e veprimtarisë arsimore dhe shkencore të vetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat