OSBE, shqetësim për lirinë e medias në Maqedoni

Maqedonia

OSBE, shqetësim për lirinë e medias në Maqedoni

Më: 31 mars 2015 Në ora: 23:52

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka shprehur shqetësim lidhur me zbatimin e procesit të lustracionit në rastin e një gazetareje në Maqedoni.

Në një letër për Presidentin e Komisionit të Verifikimit, Tome Adziev, Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, tha se ajo nuk vë në pikëpyetje konceptin e lustracionit, por shtoi se procesi gjyqësor që mund të çojë në kufizime nuk duhet të përdoret "si mjet për të shtypur zërat kritikë".

Komisioni maqedonas tha se Jadranka Kostova, kryeredaktore e revistës javore Fokus, ka vepruar si informatore e shërbimeve sekrete mes viteve 1993 dhe 1996.

Ndërkohë, zonja Mijatović mirëpriti dënimin e dy personave për vrasjen e një redaktori në gusht 2009 në Republikën Ruse të Dagestanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat