Dimitrov: I vetmi opsion për mbijetimin e VMRO-së është ndryshimi i kryesisë aktuale

Maqedonia

Dimitrov: I vetmi opsion për mbijetimin e VMRO-së është ndryshimi i kryesisë aktuale

Më: 31 mars 2015 Në ora: 15:20

Ish funksionarë të lartë të VMRO-së shprehin qëndrime të ndryshme rreth krizës aktuale dhe ballafaqimit të partisë së Gruevskit me sfidat aktuale. Në një debat në emisionin 360 gradë, Marijan Gjorçev thekson se materialet e përgjimeve nuk e de-legjitimojnë qeverisjen e strukturës aktuale në pushtet dhe se reformimi i partisë mund të ndodhë vetëm me ndihmë nga brenda. Megjithatë për Nikolla Dimitrovin, i cili ka iniciuar nismën për reforma në VMRO, e vetmja mënyrë që të mbijetojë kjo parti, është ndryshimi i udhëheqjes aktuale.

“Në këtë moment megjithatë, vlerësoj se partisë duhet t’i ndihmohet nga brenda,përpara Kongresit që do të mbahet më 9 maj. .. Të gjitha subjektet e interesuara, grupe njerëzish apo individë të caktuar që kanë ide, që duan ta përmirësojnë veprimtarinë partiake të përfshihen në përgatitjen e kongresit, jam i sigurt se do të dëgjohen..Përmbajtja e bisedave nuk ka bazë për ta de-legjitimuar qeverisjen e garniturës aktuale, por paraqet sulm individual drejt integritetit personave të caktuar...”, tha Marijan Gjorçev, ish funksionar i VMRO-së.

Megjithatë NikollaDimitrove shikon të pamundur veprimin brenda partisë në kohën kur sipas tij, pushteti aktual kërkon vetëm dëgjueshmëri nga anëtarësia dhe jo ide të reja. Dimitrovinsiston se personat e përfshirë në veprime të jashtëligjshme dhe kriminale duhet të japin përgjegjësi politike.

“Kjo tregon se mënyra e qeverisjes për momentin është aq larg nga demokracia saqë të gjithëve duhet të na shqetësojë dhe nëse e duam Maqedoninë duhet të bëjmë diçka, fillimisht të flasim sinqerisht dhe hapur. Ju thoni se kanë legjitimitet, por si do t’i numërojmë votat që i kanë fituar në mënyrë të lirë, dhe votat e njerëzve që kanë qenë të detyruar përmes keqpërdorimit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, inspektorateve të ndryshme, me kërcënime për humbjen e vendit të punës etj. Pra për 24 vite nuk kemi pasur periudhë më të keqe, ta shfrytëzojmë këtë rast dhe të flasim hapur, nuk mund të relativizojmë, duhet të kërkojmë përgjegjësi politike..”, u shpreh Nikolla Dimitrov, ish funksionar i VMRO-së.

Megjithatë për Gjorçevin, me marrjen e përgjegjësisë politike duhet paralelisht të merret edhe përgjegjësi juridike. Por për Dimitrovin, zhvillimi i procedurës juridike është i pamundur në kohën kur besimi ndaj institucioneve është humbur plotësisht, pasi ato janë shndërruar në dorë e zgjatur e pushtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat